Keni blerë abonimin DigitAlb OTT dhe dëshironi ta shikoni në televizorin tuaj? Ky udhëzues ju tregon si të instaloni aplikacionin DigitAlb në çdo lloj Smart TV apo pajisje streaming.

Aplikacioni është i disponueshëm për Smart TV, Android TV Box, Fire TV Stick, iPhone dhe Android.

Samsung Smart TV (Tizen OS)

  1. Shtypni butonin Home në telekomandë
  2. Shkoni te AppsSearch
  3. Shkruani "DigitAlb"
  4. Zgjidhni aplikacionin dhe klikoni Install
  5. Pas instalimit hapni aplikacionin dhe hyni me llogarinë tuaj

LG Smart TV (webOS)

  1. Shtypni butonin Home
  2. Shkoni te LG Content Store
  3. Kërkoni "DigitAlb"
  4. Instaloni dhe hyni me llogarinë tuaj DigitAlb

Android TV / Google TV

  1. Hapni Google Play Store nga TV juaj
  2. Kërkoni "DigitAlb"
  3. Instaloni aplikacionin falas
  4. Hyni me llogarinë tuaj dhe filloni të shikoni

Android TV përfshin: Sony, Philips, TCL, Hisense me Android, Nvidia Shield, Xiaomi Box etj.

DigitAlb KM9 Android TV Box

Nëse keni pajisjen zyrtare DigitAlb KM9, ndiqni këto hapa për konfigurimin e parë:

  1. Ndizni box-in dhe lidhni telekomandën: vendoseni 20 cm pranë box-it dhe mbani shtypur butonat "–" dhe "OK" njëkohësisht derisa lidhja të realizohet.
  2. Zgjidhni gjuhën dhe lidhni pajisjen me Wi-Fi (ose kabllo interneti – lidhja bëhet automatikisht).
  3. Hyni me llogarinë tuaj Google për të aksesuar Play Store.
  4. Pas konfigurimit shfaqet Home Screen dhe box-i është gati për përdorim.

Instalimi i aplikacionit DigitAlb

  1. Klikoni ikonën "+" dhe zgjidhni "Add app to favorites".
    Add app to favorites KM9
  2. Zgjidhni Google Play Store nga lista.
    Play Store zgjedhja KM9
  3. Hapni Play Store → shkoni te Search → shkruani "DigitAlb" → selektoni aplikimin.
    DigitAlb kërkimi në Play Store
  4. Klikoni "Install" dhe prisni që instalimi të përfundojë.
    DigitAlb instalimi
  5. Shtypni Home"Add app to favorites" → zgjidhni DigitAlb.
    DigitAlb shto te të preferuarat
  6. Për ta vendosur në vendin e parë: mbani shtypur OK mbi ikonën DigitAlb → zgjidhni "Move".
    DigitAlb pozicioni i parë

Hyrja dhe aktivizimi

Hapni aplikacionin DigitAlb – do të shfaqet ekrani i aktivizimit me dy mundësi:

DigitAlb ekrani i aktivizimit

Amazon Fire TV Stick

  1. Shkoni te Find → Search në Fire Stick
  2. Shkruani "DigitAlb"
  3. Zgjidhni nga rezultatet dhe instaloni

iPhone / iPad / Android Smartphone

  1. Hapni App Store (iPhone/iPad) ose Google Play Store (Android)
  2. Kërkoni "DigitAlb"
  3. Shkarkoni dhe hyni me llogarinë tuaj

TV i vjetër pa Smart funksione?

Nëse TV juaj nuk është Smart, ka dy zgjidhje të thjeshta:

Lidhja e internetit – sa duhet të jetë e shpejtë?

Nuk keni ende abonim?

  1. Shkarkoni aplikacionin DigitAlb dhe krijoni llogari falas
  2. Blini paketën nga digitalb.shop me të njëjtin email
  3. Aktivizimi është automatik – filloni menjëherë!